Politika 25 March 2026, 14:19 Nga VNA

PD kërkon kuti dhe perde nga KQZ për garën për kryetarin e partisë me vetëm një kandidat – Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp

PD kërkon kuti dhe perde nga KQZ për garën për kryetarin e

Në një lëvizje që dëshmon se Partia Demokratike ka mbetur e dashuruar pas formës, por e divorcuar nga përmbajtja, sekretari organizativ Ervin Minarolli i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së për “pajisje zgjedhore”. Ndërsa partia përgatitet për proceset e saj të brendshme, ajo ka kërkuar zyrtarisht 50 kuti votimi, 100 dhoma të fshehta dhe 500 vula sigurie.

Duket se për kupolën e PD-së demokracia është thjesht një çështje inventari plastik.

Ironia qëndron në faktin se, ndërsa PD kërkon dhoma të fshehta për të garantuar “transparencën dhe sigurinë”, gara në parti është tashmë e reduktuar në minimumin e saj matematikor: një kandidat i vetëm dhe një kryetar i zgjedhur në mënyrë të padiskutueshme – Sali Berisha.

Ndërkohë që kërkohen perde për fshehtësinë e votës, ajo që mungon është vetë gara.

Ironia qëndron edhe në faktin se ndërsa PD kërkon dhoma të fshehta për të garantuar “transparencën dhe sigurinë”, ajo po tregon një mjeshtëri të veçantë në mbylljen e dyerve për zërat kritikë ndaj autoritetit të Sali Berishës apo paradhomës së tij.

Rivali i parë i Sali Berishës për postin e kryetarit, Ervin Salianji, është refuzuar nga selia blu që në nisje, me argumentin se ai është i vetëpërjashtuar nga partia dhe jo anëtar i saj.

Për Salianjin, “dhoma e fshehtë” u kthye në një “derë të mbyllur” hermetikisht.

Nëse vulat e sigurisë që kërkon Minarolli shërbejnë për të mbyllur kutitë, “vula” e partisë po përdoret me efikasitet të plotë për të vulosur fatin e kujtdo që guxon të mendojë ndryshe. Pas eliminimit të Salianjit nga gara, “fshesa” ka nisur të operojë me ritme rekord: çdo zë pro-Salianjit po trajtohet si heretik.

“Demokracia e kutive” u reflektua së fundmi edhe në Durrës, ku dy këshilltarë bashkiakë u përjashtuan sapo u identifikuan si pjesë e rrethit të rivalit të “liderit historik”.

Është e habitshme sesi PD insiston te “standardet e kërkuara të administrimit zgjedhor” kur vjen puna te plastika dhe kartoni i dhomave të fshehta, por dështon të aplikojë standardin më minimal të garës: praninë e një rivali.

Në fund të ditës, PD-së mund t’i jepen kutitë dhe dhomat e fshehta nga KQZ, por ato do të mbeten thjesht objekte dekorative në një shtëpi ku fituesi dihet pa u hapur ende pakoja e parë e vulave të sigurisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme