Politika 29 September 2025, 13:22 Nga VNA

PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin e dyshuar në Aruba

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin e dyshuar

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar llogari për një takim të zhvilluar në Aruba në janar të vitit 2019, ku sipas dyshimeve, kanë qenë të pranishëm përfaqësues të qeverisë dhe krimit të organizuar.

Deputetët e PD, nën udhëheqjen e Sali Berishës, kërkojnë sqarime lidhur me mundësinë e ndikimit të grupeve kriminale në ekonominë shqiptare, përfshirë ndarjen e fondeve publike dhe dhënien e licencave për investime të dyshimta.

Kërkesa vjen pas hetimeve të gazetarit italian Nello Trocchia dhe raporteve ndërkombëtare që lidhen me pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. PD kërkon gjithashtu informacion mbi mundësinë që grupe kriminale të përfitojnë leje ndërtimi dhe kontrata publike nga qeveria.


Deputetët që nënshkruan kërkesën janë: Sali Berisha, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luciano Boci, Ina Zhupa dhe Flamur Noka. Partia Demokratike i bën thirrje Kuvendit që çështja të diskutohet në seancën e ardhshme plenare.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme