Politika 29 December 2025, 12:02 Nga VNA

PD kërkesë tjetër Peleshit: Këshilli i Mandateve të mblidhet më 30 dhjetor për heqjen e mandatit të Ballukut

Ndaje në Whatsapp

PD kërkesë tjetër Peleshit: Këshilli i Mandateve të

Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar për herë të dytë me një shkresë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 30 dhjetor, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Kjo kërkesë e dytë vjen pasi, sipas demokratëve, ata nuk u lejuan të premten të hynin në sallën ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit, për të mbajtur një takim vetëm me anëtarët e tij.

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, deputetët e PD-së kërkojnë thirrjen e mbledhjes ditën e martë, më 30 dhjetor, në orën 11:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të kërkesës nr. 13019, përmes së cilës Prokuroria e Posaçme ka kërkuar autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e lirisë së deputetes dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Po ashtu, ata kërkojnë që njoftimi për datën, orën dhe rendin e ditës t’u përcillet anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme, deputetes Belinda Balluku, si dhe përfaqësuesit të saj ligjor.

Demokratët argumentojnë se periudha dyjavore e kaluar nga mbledhja e parë e Këshillit është e mjaftueshme që të gjitha palët të jenë njohur me aktet hetimore dhe të kenë përgatitur mbrojtjen e tyre.

Në shkresë përmendet gjithashtu shqetësimi i shprehur nga SPAK, sipas të cilit Balluku dyshohet se ka intimiduar dëshmitarë dhe se ekziston rreziku i prishjes së provave, çka, sipas PD-së, e bën të domosdoshme një vendimmarrje të shpejtë për kërkesën e heqjes së imunitetit.

Në përfundim, deputetët e PD-së kërkojnë që të mos pengohet procesi i drejtësisë, duke theksuar se në rast se mbledhja kërkohet nga gjysma e anëtarëve të Këshillit, kryetari i Kuvendit ka detyrimin ligjor të njoftojë rendin e ditës dhe zhvillimin e saj.

Mbledhja e fundit e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve dhe në praninë e tre prokurorëve të posaçëm, përfshirë drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Gjatë diskutimeve u shqyrtua një USB e dorëzuar nga SPAK, që përmbante mbi 10 mijë faqe materiale provuese kundër Ballukut, mbi të cilat bazohet kërkesa për heqjen e imunitetit. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve të Këshillit, ndërsa palët nuk arritën dakordësi për caktimin e një date të re për mbledhjen pas njohjes me provat.

Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa po hetohet gjithashtu edhe për procedurat tenderuese të disa loteve të Unazës së Madhe. Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të saj u paraqit pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht vendimin e GJKKO-së për pezullimin e saj nga detyra.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme