Politika 17 February 2026, 15:34 Nga VNA

PD jep me “qira” Klevis Balliun tek FRD. Partia e Sali Shehut merr seli dhe financime nga qeveria

Ndaje në Whatsapp
PD jep me “qira” Klevis Balliun tek FRD. Partia e Sali Shehut merr

Në politikën shqiptare, ku aleancat shpesh ndryshojnë më shpejt se deklaratat publike, një lëvizje e fundit ka tërhequr vëmendjen për ironinë që mbart. Klevis Balliu u deklarua deputet i Fryma e Re Demokratike, një lëvizje që, sipas burimeve politike, erdhi me porosi të Sali Berisha për t’i dhënë aleatëve të vegjël më shumë mundësi financimi dhe përfitimesh institucionale.

Menjëherë pas këtij pozicionimi, FRD kërkoi nga qeveria një seli qendrore, duke argumentuar se tashmë është parti parlamentare me një deputet në Kuvend. Një status që, në praktikë, i hapi rrugë edhe përfitimeve financiare.

Si pasojë e kësaj manovre, FRD – ashtu si disa parti të tjera të vogla aleate – përfitoi financim publik nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vitin 2026, në vlerën e rreth 60 mijë eurove. Një shumë që ngre pyetje mbi mënyrën sesi përdoret përfaqësimi parlamentar për të siguruar burime financiare, edhe kur pesha reale elektorale e partive mbetet minimale.

Në krye të FRD-së qëndron Sali Shehu, ndërsa lëvizja e fundit është pjesë e strategjisë së opozitës për të mbajtur aktive dhe të financuara strukturat aleate, përmes mekanizmave që lejon sistemi aktual.

Në thelb, historia ngre një pyetje të thjeshtë, por të fortë: a po përdoret përfaqësimi në Kuvend si mjet politik për mbijetesë financiare? Sepse në këtë rast, një deputet duket se ka vlejtur jo vetëm për vota, por edhe për një buxhet të garantuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme