Politika 1 October 2025, 09:27 Nga VNA

PD intensifikon negociatat me aleatët për të gjetur kandidatin në Tiranë. Takim me Lapajn, Shabanin dhe Shehajn

Ndaje në Whatsapp
PD intensifikon negociatat me aleatët për të gjetur kandidatin

Partia Demokratike ka përshpejtuar ritmin e negociatave me aleatët e saj politikë në përpjekje për të gjetur një kandidaturë të përbashkët që do të sfidojë Ogerta Manastirliun e Partisë Socialiste në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Grupi negociator i opozitës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të forcave të ndryshme politike jashtë Partisë Demokratike. Një ditë më parë, demokratët janë ulur në tryezë veçmas me Endri Shabanin e  “Nisma Thurje” dhe me Adriatik Lapajn nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Qëllimi i këtyre bisedimeve, sipas negociatorëve, është testimi i terrenit për një figurë të pranueshme që mund të garantojë unitet të plotë opozitar dhe të sfidojë realisht kandidaturën socialiste në kryeqytet.

Ndërkohë, mësohet se të ngarkuarit e Sali Berishës kanë parashikuar një takim edhe me Agron Shehaj dhe përfaqësuesit e Partisë “Mundësia”. Në orët në vijim, PD pritet të zhvillojë bisedime edhe me Shpëtim Idrizin e PDIU-së, e cila në Tiranë përfaqësohet me një deputet.

Sipas burimeve, i vetmi që ka vendosur kushte të qarta për të vijuar negociatat deri më tani është Agron Shehaj. Ai ka deklaruar se fitorja në Tiranë është e mundur vetëm nëse opozita mbështet një kandidat që nuk vjen nga partitë politike tradicionale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme