Politika 19 March 2026, 12:21 Nga VNA

PD i mbyll derën kandidimit të Ervin Salianjit: "Nuk është më anëtar i partisë"

Ndaje në Whatsapp

PD i mbyll derën kandidimit të Ervin Salianjit: "Nuk

Partia Demokratike i ka mbyllur përfundimisht derën kandidimit të Ervin Salianjit. Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, bëhet e ditur se Salianji nuk mund të kandidojë, pasi nuk është më anëtar i PD.

Vetëm një ditë më parë, Salianji nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës, por me rifreskimin e listave të anëtarësisë ai rezulton tashmë jashtë Partisë Demokratike.

Në udhëzimin e publikuar theksohet se nuk do të konsiderohen anëtarë të PD-së ata që “kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme në mbështetje të kundërshtarëve tanë politikë”.

Po ashtu, sipas dokumentit, nuk do të konsiderohen pjesë e partisë edhe ata që “me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, apo kanë bashkuar votat dhe qëndrimet me kundërshtarët politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivel vendor apo qendror”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme