Politika 7 May 2026, 11:49 Nga VNA

PD i kërkon KQZ kuti votimi për garën me një kandidat të vetëm: 30 kuti votimi dhe 100 dhoma të fshehta

Ndaje në Whatsapp
PD i kërkon KQZ kuti votimi për garën me një kandidat

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për pajisje zgjedhore, në funksion të procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, një garë ku tashmë ka mbetur vetëm një kandidat: Sali Berisha.

Në dokumentin e firmosur nga sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe protokolluar në KQZ më 6 maj 2026, PD kërkon:

* 30 kuti votimi,
* 100 dhoma të fshehta votimi,
* 700 vula sigurie plastike për kutitë.

Në shkresë thuhet se materialet janë të nevojshme për “garantimin e standardeve të kërkuara të administrimit zgjedhor, transparencës dhe sigurisë së procesit të votimit”.

Kërkesa vjen në një moment kur gara për kreun e PD-së praktikisht është kthyer në një proces formal, pasi kandidatura alternative e Mereme Selës u skualifikua dhe Sali Berisha mbeti kandidati i vetëm në garë.

Ironia politike që po komentohet edhe në rrjetet sociale lidhet pikërisht me faktin se po kërkohen kuti votimi, dhoma të fshehta dhe vula sigurie për një proces ku rezultati dihet paraprakisht dhe ku anëtarësia do të votojë pa pasur realisht një alternativë tjetër përballë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme