Politika 11 February 2026, 15:19 Nga VNA

Pas përplasjes me policinë, PD ulet në tryezë me PS: Boçi dhe Mazniku në përpjekje për konsensus në komisionin e reformës territoriale

Ndaje në Whatsapp

Pas përplasjes me policinë, PD ulet në tryezë me PS:

Vetëm një ditë pas përplasjes mes opozitës dhe policisë para Kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është ulur në të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e mazhorancës, Arbjan Maznikun, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Komisioni u mblodh sot, më 11 shkurt, për të nisur punën mbi reformën e re territoriale, në një klimë që vetë palët e pranuan si të tensionuar.

Bashkëkryetari demokrat, Luçiano Boçi, theksoi se marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend nuk janë normale, duke ia atribuuar këtë sjelljes së PS ndaj PD-së, e cila më herët kishte bojkotuar mbledhjet e komisionit.

“Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet, por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. Nëse nuk ka produkt konsensual, atëherë është mungesë e gatishmërisë për të pranuar variantet,” tha Boçi.

Ai shtoi se nuk ka kuptim që komisioni të funksionojë nëse në fund mazhoranca del me një variant të personalizuar politik:
“Nëse rruga jonë kalon pjesërisht nëpërmjet konsensusit dhe në fund del me një variant të personalizuar politik, atëherë çfarë kuptimi ka komisioni? Ne duhet të kemi një produkt të përbashkët.”

Nga ana tjetër, bashkëkryetari socialist Arbjan Mazniku bëri thirrje që opozita të mos bllokojë procesin, duke argumentuar se reforma është e rëndësishme për vendin dhe për procesin e integrimit në BE.

Sipas tij, Shqipëria ka një “dritare të ngushtë” kohore për të ndërtuar bashki më funksionale dhe të afta për të tërhequr fonde europiane gjatë periudhës 2027-2029.

“Kemi një agjendë të ngjeshur pune. Mirëbesimi i dhënë nga mazhoranca nuk mund të jetë bllokim për punën. Na duhen bashki që jo vetëm të ofrojnë shërbime, por edhe të tërheqin financime dhe projekte nga BE,” deklaroi Mazniku.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme