Politika 19 September 2025, 13:13 Nga VNA

PD harron farsën elektorale, greva dhe paditë në Kushtetuese si opsione për aksionin në Kuvend. Likaj ia thotë në sy Berishës qëndrimet kontradiktore

Ndaje në Whatsapp
PD harron farsën elektorale, greva dhe paditë në Kushtetuese si

Farsa elektorale dhe mosnjohja e qeverisë, mesa duket, janë tashmë pjesë e së shkuarës në retorikën e PD-së, ndërsa sot po mendohet për mënyrën si të gjendet një zgjidhje ndaj paralajmërimit që dha mazhoranca, nëse ka trazira në Kuvend, ata do të marrin pjesë vetëm për të votuar ligjet, pa mbajtur diskutime në foltore.

Kjo ka qenë edhe tema kryesore në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku disa deputetë kanë propozuar që t’i përgjigjen me radikalizim të aksionit opozitar. Propozimet kanë qenë që nga ngujimi në Parlament, ribërja e seancës së ditës së enjte, e deri te padia në Gjykatën Kushtetuese ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj.

Sali Berisha ka propozuar që të bëhet një kërkesë për përsëritjen e seancës dhe mocion për shkarkimin e ministrit Niko Peleshi.

“Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës dhe, po ashtu, të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshi, pasi ai ka shkelur Kushtetutën,” është shprehur kreu i PD-së.

Më konkret në qëndrim ka qenë deputeti Ramadan Likaj, i cili ia ka thënë në sy Berishës për dy qëndrimet kontradiktore të opozitës. Sipas tij, ndonëse kryetari i PD-së për tre muaj ka artikuluar idenë e farsës elektorale, kryesia mori vendim për të hyrë në Kuvend, çka ai e konsideroi një “nonsens”.

Likaj propozoi që në aksionin e opozitës të mos përjashtohet edhe dorëzimi i mandateve.

“Ju, doktor, keni tre muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është nonsens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në Parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit: ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthyeshme, deri në largimin e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit,” tha Likaj.

Më radikalë në qëndrime kanë qenë deputetët Belind Këlliçi, Gjin Gjoni dhe Saimir Korreshi, të cilët kanë propozuar edhe grevë urie në Parlament.

“Do duhet të kemi një radikalizim të aksionit politik, brenda Parlamentit dhe jashtë tij, pa përjashtuar as grevën e urisë apo ngujimin e deputetëve në Parlament,” është shprehur Këlliçi.

Ndërsa Gjoni, përveç ngujimit në Parlament, ka propozuar edhe protesta të diasporës para ambasadave.

“Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri,” është shprehur Gjoni.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Korreshi, i cili u shpreh se “jam për ngujim në Kuvendin e Shqipërisë. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthen vendimin, atëherë ngujohemi,” tha ai.

Ndërsa deputetët Ina Zhupa dhe Ivi Kaso e shihnin problemin edhe te dekreti i Bajram Begajt, për të cilin u shprehën se duhet të ndërmerret një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme