Politika 23 September 2025, 21:12 Nga VNA

PD ende pa kandidaturë zyrtare për Bashkinë e Tiranës. Vetëofrohet dhe Dorian Teliti

Ndaje në Whatsapp
PD ende pa kandidaturë zyrtare për Bashkinë e Tiranës.

Partia Demokratike vijon të mos ketë një kandidaturë të shpallur zyrtarisht për garën në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që emrat që qarkullojnë deri tani janë vetëm vetëofrime.

Së fundmi, Dorian Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak, deklaroi në emisionin “Off the Record” në A2 CNN gatishmërinë e tij për t’u përballur me Ogerta Manastirliun, nëse strukturat e PD-së vendosin ta fusin garën në qendër të axhendës.

Teliti theksoi se opozita ka shumë figura të afta për të kontribuar, por sipas tij, kushdo që është aktiv në politikë duhet të jetë i gatshëm të hyjë në këtë sfidë. “Si mund të jesh nënkryetar i Këshillit dhe jo të jesh në garë? Është njësoj si t’i thuash një deputeti a do bëhesh ministër. Ka qindra kandidatura për Tiranën. Garat janë pjesë e jetës sonë”, tha ai.

Në këtë mënyrë, ndërsa mazhoranca duket më e qartë në drejtimin e saj me kandidaturën e Manastirliut, opozita mbetet ende pa një emër të konfirmuar, duke lënë hapësirë vetëm për vetëofrime dhe deklarata personale.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme