Politika 3 October 2025, 13:37 Nga VNA

PD ende pa kandidat për 6 bashkitë/ Berisha nuk konfirmon as tre emrat për Tiranën, shqetësohet për batutat e Ramës me gafat e Trumpit

Ndaje në Whatsapp
PD ende pa kandidat për 6 bashkitë/ Berisha nuk konfirmon as tre emrat

Ndërsa zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki janë vetëm një muaj larg, Partia Demokratike ende nuk ka emra kandidatë për të ofruar. Por për kreun e saj, Sali Berisha, ky duket se nuk është prioritet. Në vend që të japë sinjale përgatitjeje për garën, ai zgjodhi t’i kushtojë vëmendje batutave pa thelb të Edi Ramës për Donald Trump-in.

Në një konferencë për shtyp, Berisha foli gjatë për "ofendimet" e Ramës ndaj Trump-it dhe nuk kurseu akuzat ndaj kandidates së PS për Tiranën, të cilën e cilësoi si “një nga më të korruptuarat”. Por kur erdhi puna te kandidaturat e PD-së, fjalët u bënë më të pakta dhe më të kujdesshme.

Për tre emrat që përfliten për Tiranën, Ermal Hasimja, Edlira Çepani dhe Florjan Haçkaj, Berisha pati vetëm fjalë të mira, por asnjë konfirmim. Ai tha se deri në këtë moment PD ka diskutuar me partitë e tjera opozitare vetëm për modelin e kandidatit që do nxjerrin dhe jo për emrin.  

 “Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Domethënë do të jetë ky një kandidaturë politike e PD apo nuk do jetë. Do të jetë kjo një kandidaturë politike e koalicionit, apo nuk do jetë. Do jetë një kandidaturë politike që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë. Pra, ku është ujdia më e madhe? Në cilin model? Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e COVID-it dhe ne nga gara nuk tërhiqemi”, tha Berisha.

Megjithatë, fakti që deri më sot nuk është hedhur asnjë emër zyrtarisht, lë përshtypjen se data 9 nëntor nuk është aq afër për opozitën, ose të paktën nuk ndjehet si e tillë. Deri atëherë, PD-së nuk i mbetet gjë tjetër veçse të merret seriozisht me batutat pa shumë vlerë të kryeministrit dhe të sulmojë Ogerta Manastirliun, e cila ka nisur fushatën në Tiranë prej javësh.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme