Politika 13 November 2025, 15:20 Nga VNA

PD ende pa analizën e 11 majit, ndërsa Tabaku shpall me entuziazëm analizën e 9 nëntorit

Ndaje në Whatsapp
PD ende pa analizën e 11 majit, ndërsa Tabaku shpall me
Jorida Tabaku

Partia Demokratike nuk ka gjetur ende kohën – apo vullnetin – për të analizuar humbjen e madhe të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Por deputetja Jorida Tabaku duket se e ka më të lehtë të flasë për një analizë tjetër: atë të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit. Ironikisht, humbjet e vogla paskan më shumë prioritet se humbjet e mëdha.

Tabaku u shpreh se “duhet analizë patjetër”, duke theksuar se zgjedhjet e 9 nëntorit “treguan pamje të shëmtuar të demokracisë”. Ajo solli shembullin e Vlorës, ku kryetarja e bashkisë u zgjodh me vetëm 6% të votave — një rezultat që, siç tha ajo, “me kaq vota as administrator lagjeje nuk zgjidhet”.

Ndërkohë, me po kaq energji, deputetja deklaroi se të hënën do të jetë njëkohësisht në disa fronte: në parlament, në protestë, në takime me qytetarët dhe në diskutime për buxhetin. Po të mos ishte politikë shqiptare, do të tingëllonte thuajse si aftësi mbinjerëzore. Por në realitet krijon vetëm kontrastin se opozita premton të jetë kudo, kur në fakt nuk po arrin të jetë aty ku duhet — tek riorganizimi i brendshëm dhe zgjidhja e krizës së lidershipit.

Megjithatë, Tabaku këmbëngul se aksionet do të zhvillohen paralelisht në disa pista, duke e paraqitur këtë si një dinamikë të re të opozitës. Nëse kjo tingëllon si strategji apo thjesht si përzierje rolesh, mbetet për t’u parë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme