Politika 22 April 2026, 16:33 Nga VNA

PD drejt gjykatës për Berishën; kërkohet pezullimi si kryetar dhe ndalimi i kandidimit

Ndaje në Whatsapp

PD drejt gjykatës për Berishën; kërkohet pezullimi si

Një kërkesë zyrtare është depozituar pranë strukturave të Partisë Demokratike që synon pezullimin e Sali Berishës nga posti i kryetarit dhe ndalimin e kandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme për drejtimin e partisë.

Dokumenti, i firmosur nga anëtarja e PD-së Alesia Balliu, i drejtohet Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit. Në të kërkohet konstatimi i përfundimit të mandatit të Sali Berishës si kryetar i PD-së, si dhe komandimi i sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka në detyrën e kryetarit të komanduar deri në zgjedhjen e një drejtuesi të ri.

Në kërkesë gjithashtu kërkohet ndalimi i kandidimit të Berishës për postin e kryetarit në zgjedhjet e 23 majit 2026, duke iu referuar vendimit nr.35 të Kryesisë së PD-së, datë 17 mars 2026.

Kërkesa mbështetet në nenet 46, 48, 50 dhe 54 të Statutit të Partisë Demokratike, ndërsa në tekst thuhet se procesi zgjedhor duhet të zhvillohet në përputhje me rregullat statutore dhe procedurat e brendshme të partisë.

Sipas dokumentit, zgjedhjet për kryetar të PD-së janë përcaktuar të mbahen më 23 maj 2026 dhe janë dhënë udhëzimet për organizimin e procesit zgjedhor.

Mbetet për t’u parë nëse kërkesa do të merret në shqyrtim nga strukturat e Partisë Demokratike. Me gjasë, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, ajo mund të mos shqyrtohet nga PD. Në këtë rast, autorja e saj – e cila shihet si rivale e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit në ambiciet për drejtimin e partisë – pritet t’i drejtohet gjykatës.

Ironia është se ishte pikërisht gjykata ajo që i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës pas përplasjes së tij me Lulzim Bashën. Dhe këtë herë përplasja lidhet me të njëjtin nen të statutit: atë që parashikon largimin e kryetarit të partisë pas humbjes së zgjedhjeve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme