Politika 8 October 2025, 16:38 Nga VNA

PD do kërkojë shkarkimin e presidentit edhe pse nuk i ka votat e nevojshme

Ndaje në Whatsapp
PD do kërkojë shkarkimin e presidentit edhe pse nuk i ka votat e

Partia Demokratike ka vendosur të nisë zyrtarisht procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, ku u theksua se veprimet e kreut të shtetit janë të pajustifikueshme dhe në kundërshtim me rolin e tij kushtetues. Veprimet e PD-së për shkarkimin e presidentit Begaj do mbështeten në pikën 2, të nenit 90 të Kushtetutës.

Megjithatë duket se opozita këtë lëvizje e bën vetëm për konsum politik. Duhet theksuar se PD nuk i ka votat e nevojshme për ta shkarkuar presidentin, pasi ligji e parashikon që kërkesa duhet të nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

PD gjithashtu paralajmëroi kërkesa për komisione hetimore për zgjedhjet e 11 majit si dhe lidhjet Rama–McGonigal. Komisione që me gjasë do të mbesin vetëm në letër, duke qenë se nuk ka gjasa të mbështeten nga mazhornca.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme