Politika 31 March 2026, 12:25 Nga VNA

PD diskuton reformën territoriale, por pa një plan konkret për ndryshimet

Ndaje në Whatsapp
PD diskuton reformën territoriale, por pa një plan konkret për

Partia Demokratike organizoi sot një takim për reformën territoriale, ku bashkëkryetari i komisionit për këtë reformë, Luciano Boçi, paraqiti qëndrimet dhe kërkesat e demokratëve.

Boçi u shpreh se qëllimi i PD është rritja e numrit të bashkive, në mënyrë që pushteti vendor të jetë më pranë qytetarëve dhe të ofrojë më shumë shërbime, ndërsa sipas tij mazhoranca synon më pak bashki për të kontrolluar votën përmes pabarazisë territoriale.

“Këtu nuk është synimi që PD kërkon më shumë bashki dhe PS më pak, por cilësia e pushtetit lokal dhe pavarësia, pa centralizim, sepse e kundërta do prodhonte të njëjtat probleme, më pak shërbime e më shumë pabarazi. Qëllimi i PS është centralizimi dhe mungesa e pavarësisë së pushtetit vendor. PD i ka të qarta qëllimet dhe objektivat e saj të arritshme, të propozuara nga ekspertët tanë, për rritjen e numrit të bashkive me qëllim që të jenë pranë njerëzve dhe aty ku mungojnë. Rritja e cilësisë së shërbimit, standardet evropiane, decentralizimi, integrimi në BE, këto janë qëllimet tona. Jemi për krijimin e më pak qarqeve, por ama me mbulimin e territorit me sa më shumë bashki dhe praninë e tyre te qytetarët për ofrimin e shërbimeve”, u shpreh Boçi.

Në këtë prezantim morën pjesë edhe të zgjedhur vendorë të Partisë Demokratike, ndërsa në fjalën e tij kryetari i PD, Sali Berisha, u ndal kryesisht te pasojat e reformës aktuale territoriale.

Megjithatë, ajo që ra në sy gjatë takimit ishte mungesa e një plani të detajuar të PD për reformën territoriale. Nuk u paraqit asnjë propozim konkret, përveç deklaratave të përgjithshme mbi decentralizimin dhe rritjen e numrit të bashkive. Gjithashtu munguan harta apo tabela që të tregonin në mënyrë konkrete se ku, sipas demokratëve, çalon reforma aktuale dhe cilat janë ndryshimet territoriale që ata synojnë të propozojnë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme