Politika 16 October 2025, 13:08 Nga VNA

“Patriotizëm fals nga mazhoranca dhe opozita”, Redi Muçi në Kuvend: Dashurinë për atdheun e keni treguar me vjedhjet që u keni bërë shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
“Patriotizëm fals nga mazhoranca dhe opozita”, Redi Muçi

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, akuzoi sot në Kuvend mazhorancën dhe opozitën për “patriotizëm fals”, duke thënë se palët po përfitojnë politikisht me akuza të ndërsjellta.

Muçi sugjeroi që njëra palë të pranojë gjenocidin serb në Kosovë dhe pastaj të shkojnë së bashku në tubimin për krerët e UÇK-së, dhe i kritikoi të dyja palët për keqqeverisje dhe vjedhje fondesh.

 “U bënë dy orë që në këtë seancë i bihet gjoksit se kush e do më shumë Kosovën. Duke akuzuar në mënyrë të ndërsjelltë se kush ka bërë akuza me Vuçiçin dhe kush e ka bërë me Milosheviçin. Ka një zgjidhje farë të thjeshtë, njëra palë le të pranojë gjenocidin në Kosovë dhe gjithë së bashku le të shkojmë në tubimin për krerët e UÇK-së. Nuk ka pse të vazhdojë kjo farsë këtu e dy orë. Sa i përket patriotizmit dhe dashurinë për atdheun, e keni dëshmuar të dyja palët, për të keqqeverisur shqiptarët, për të vjedhur fondet. E treguat edhe sot”, tha Muçi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme