Politika 26 February 2026, 11:15 Nga VNA

Pasuri rreth 5.6 mln euro, ministrja Evis Sala: Është e ulët për nivelin e dy mjekëve

Ndaje në Whatsapp
Pasuri rreth 5.6 mln euro, ministrja Evis Sala: Është e ulët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, rezulton të zotërojë asete me vlerë totale rreth 5.3–5.6 milionë euro, sipas dokumentacionit zyrtar të deklarimit të pasurisë. Në deklarim përfshihen pasuritë personale si dhe ato të familjarëve të lidhur, përfshirë bashkëshortin Gëzim Selenica dhe djalin Pier Selenica.

Struktura e pasurisë bie në sy për orientimin e saj kryesisht drejt instrumenteve financiare jashtë vendit. Në portofol figurojnë fonde investimi me vlerë disa milionë euro dhe llogari pensioni të denominuara në valuta të huaja, si dollarë amerikanë dhe paund britanikë. Krahas tyre, janë deklaruar edhe prona të paluajtshme me standard të lartë, si dhe llogari bankare, ndërsa rezulton gjithashtu një kredi bankare aktive.

Në total, vlera e aseteve të deklaruara, që përfshin investime, depozita dhe pasuri të paluajtshme, arrin në rreth 5,640,000 euro, duke e renditur ministren ndër zyrtaret me ekspozim financiar të konsiderueshëm, përfshirë edhe në tregjet kapitale ndërkombëtare.

Megjithatë, në një reagim publik mbrëmjen e djeshme, ministrja Sala deklaroi se pasuria e saj nuk është e lartë krahasuar me profesionin që ka ushtruar.

“Pasuria ime e deklaruar është e ulët për nivelin e një mjeku, në fakt të dy mjekëve pasi edhe bashkëshorti ka qenë kirurg…”, u shpreh ajo.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme