Politika 11 September 2025, 15:56 Nga VNA

Pasi SPAK e çoi për gjykim dhe PS pritet ta shkarkojë, Veliaj i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë për lirimin nga paraburgimi

Ndaje në Whatsapp
Pasi SPAK e çoi për gjykim dhe PS pritet ta shkarkojë, Veliaj i

Ndërsa për Bashkinë e Tiranës pritet të mbahen së shpejti zgjedhjet dhe e nominuara për të marrë frerët e institucionit, është Ogerta Manastirliu, kryebashkiaku ende në detyrë Erion Veliaj po vazhdon përpjekjet për të lënë qelitë e paraburgimit.

Për të dytën herë ai ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë me rekurs, përmes të cilit kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Dy argumentat që pritet të paraqesë Veliaj tashmë në të gjitha shkallët e gjykimit, janë; së pari hetimet janë përfunduar dhe nuk ka më asnjë rrezik të prishë provat apo intimidojë dëshmitarët dhe së dyti, nuk ka më asnjë pushtet politik që të ushtrojë influencë.

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut dhe të vendosë nëse do të vijojë të qëndrojë në paraburgim apo do ta zbusë masën e sigurisë për të. Veliaj është zyrtarisht i pandehur për 13 akuza, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për 11 akuza. Të pandehur janë marrë edhe 28 persona të tjerë, shoqëri tregtare dhe OJF.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme