Politika 21 March 2026, 13:10 Nga VNA

Pasi pengoi SPAK për Ballukun, Rama mburret me drejtësinë e pavarur në Asamblenë e PS

Ndaje në Whatsapp

Pasi pengoi SPAK për Ballukun, Rama mburret me drejtësinë e

Pas kritikave që lëshoi ndaj drejtësisë për çështjen e Ballukut dhe pengimin e SPAK, kryeministri Edi Rama u paraqit sot në Asamblenë e PS me retorikë tjetër ndaj drejtësisë. Rama tha se drejtësia në vend ka qenë gjithmonë e pafuqishme dhe e ndikuar, duke shtuar se pushteti ekzekutiv tashmë e ka dorëzuar “shpatën e pushtetit gjyqësor” te vetë pushteti gjyqësor.

“Drejtësia është vënë në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë. Më parë, ajo nuk ka qenë kurrë e lirë dhe as e pavarur, e paanshme, jo e jo. Më vjen keq që ta them për ata që e kërkojnë nga ne dhe për ata që na akuzojnë, s’ka të bëjë fare me ne. Ne e kemi dorëzuar shpatën e pushtetit gjyqësor te pushteti gjyqësor”, tha ai.

Por që një drejtësi të jetë e lirë dhe e pavarur, duhet që të veprojë pa u penguar. Këtu mazhoranca socialiste e Edi Ramës tregoi të kundërtën, pasi vetëm disa javë më parë, me shumicën e votave në Parlament, nuk votoi kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin e deputetit Belinda Ballukut.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme