Politika 22 November 2025, 12:25 Nga VNA

Pasi e çoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut, Rama jep shembuj në Facebook si bëhet drejtësia

Ndaje në Whatsapp

Pasi e çoi në Kushtetuese vendimin e GJKKO për pezullimin e

Pak pasi zëvendëskryeministrja la ambientet e GJKKO, ku u njoh me masën e sigurisë, kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook fjalimin e prokurorit amerikan Robert H. Jackson. Në postimin e tij, që e titulon “Shënim i ditës”, por që duket si një reagim për situatën ku ndodhet numri dy i qeverisë së tij, Rama shkruan se Jackson, si Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së, themeloi moralin e prokurorit në një shtet modern të së drejtës.

“Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Jacksonit, njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike. Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës”, shkruan Rama.

Kryeministri vijon më tej duke thënë se fjalët e Jackson mbeten udhërrëfyes për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por paralajmërimet e ish-prokurorit amerikan i sheh sikur janë të shkruara për ne.

“Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues. Dhe po e ndaj sot me ju fjalimin historik të Robert H. Jacksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne”, thuhet në postimin e tij.

Rama më tej thekson se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes, dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet. Qartazi, ky është një mesazh për situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut, por qeveria e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për ta kundërshtuar.

“Robert H. Jacksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes, dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet. Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Kjo është shprehje e tij lapidare: “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur””, shkruan më tej Rama.

Duket se kreu i qeverisë nuk do t’i bindet plotësisht vendimeve të GJKKO, pasi përveçse ka zgjedhur rrugën ligjore për ta rrëzuar vendimin e parë, tashmë po jep leksione me shembuj se si duhet të bëhet drejtësia.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme