Politika 3 March 2026, 16:58 Nga VNA

Pas vulës, radha e Facebook-ut/ PD e Sali Berishës shpall “fitoren” për faqen që s’e përdorte askush

Ndaje në Whatsapp

Pas vulës, radha e Facebook-ut/ PD e Sali Berishës shpall

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka njoftuar ri-aktivizimin e faqes së saj origjinale në Facebook, duke e cilësuar zhvillimin si një tjetër fitore në betejën për simbolet dhe emrin e partisë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, faqja në Facebook do të rikthehet nga emërtimi i përkohshëm “Demokratët Euroatlantikë” në “Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Kështu, pas betejës për vulën dhe selinë, demokratët festojnë edhe rikthimin e një aseti të rëndësishëm politik: faqen në rrjetin social.

Ironia është se faqja në fjalë prej muajsh kishte humbur jo vetëm emrin, por edhe “vulën” politike, ndërsa Lulzim Basha – që e mbante – është zhdukur nga skena publike thuajse prej një viti, duke lënë pas një profil që më shumë ngjante me arkiv sesa me tribunë opozitare.

Por në politikë, çdo rikthim simbolesh quhet fitore. Edhe kur beteja është për një password.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme