Politika 18 April 2026, 13:27 Nga VNA

Pas “vetëpërjashtimeve” në PD, Berisha thirrje partive të reja opozitare për bashkim kundër Ramës

Ndaje në Whatsapp

Pas “vetëpërjashtimeve” në PD, Berisha thirrje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka përsëritur thirrjen drejtuar partive të reja opozitare për t’u bashkuar me PD në aksionin kundër kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se PD do të angazhohet maksimalisht për të arritur këtë bashkim, ndërsa u bëri apel edhe shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, përfshirë shoqërinë civile, intelektualët, studentët dhe pensionistët.

“Ne nuk heqim dorë kurrë nga protestat. Do të bëjmë gjithçka për t’u bashkuar me forcat e tjera opozitare. Është koha të bashkohemi kundër një kundërshtari të ashpër. I bëj thirrje shoqërisë civile që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës të bashkohet me ne. I bëj thirrje intelektualëve të dalin nga konformizmi, pasi kjo është shkatërrimtare”, u shpreh Berisha.

Kjo thirrje vjen në një moment kur brenda PD janë ndërmarrë hapa për përjashtimin e anëtarëve që kanë shprehur qëndrime kundër tij. Një vendimmarrje e tillë jo vetëm zvogëlon akoma më shumë partinë dhe nuk bashkon demokratët, por humb besimin për ta mbështet një parti e cila nuk ndryshon shumë nga ajo e Ramës. Nga ana tjetër shton arsyet që partitë e reja opozitare mos t’i bashkohen protestave të tij, duke qenë se më herët janë shprehur kundër çdo bashkëpunimi me Sali Berishën.

Megjithatë, kryedemokrati ritheksoi se nuk do të tërhiqet nga protestat, duke lënë të hapur edhe mundësinë e përshkallëzimit të tyre në vijim deri në “kilometrin e fundit”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme