Politika 30 September 2025, 11:30 Nga VNA

Njoftimi i rritjes së pensioneve, Arlind Qori: “Edi Rama tallet me pensionistët me 2.5% rritje – jeni gati të protestoni?”

Ndaje në Whatsapp
Njoftimi i rritjes së pensioneve, Arlind Qori: “Edi Rama tallet me

Pas njoftimit të qeverisë se nga sot hyn në fuqi rritja me 2.5% e pensioneve, ka ardhur një reagim nga kryetari i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori.

Ai e konsideron këtë indeksim si tallje ndaj pensionistëve shqiptarë, të cilët sipas tij janë ndër më të varfrit në Europë.

“Edi Rama tallet me pensionistët. Me 2.5% rritje, pensionisti me pension minimal merr më pak se 3 mijë lekë të vjetra më shumë në muaj, dhe ai me pension mesatar vetëm 4 mijë lekë të vjetra. Kjo do të thotë dy shishe qumësht ose dy shishe kos më shumë në muaj,” – deklaron Qori.

Sipas tij, në një vend ku një pensionist nuk mund të jetojë vetëm me pensionin e tij, nevojiten masa të forta sociale dhe vendosja e minimumit jetik.

“Edi Rama ka premtuar se pensioni mesatar do bëhej 400 euro. Që kjo të ndodhte, duhej rritje të paktën 50 euro çdo vit. Në vend të kësaj, na jep 3-4 euro. A jeni gati të protestoni, të kërkoni hakun për mundin dhe punën tuaj?” – apelon Qori drejtpërdrejt për mbi 700 mijë pensionistët në vend.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme