Politika 30 September 2025, 14:39 Nga VNA

Pas lavdeve për Ramën, Ilva Gjuzi kopjon deputeten gjermane për vëmendjen mediatike të radhës

Ndaje në Whatsapp
Pas lavdeve për Ramën, Ilva Gjuzi kopjon deputeten gjermane për

Pas lavdeve për Ramën, Ilva Gjuzi kopjon deputeten gjermane për të kapur vëmendjen e mediave Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, është shfaqur ditën e sotme në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me fëmijën e saj në krahë.

Nuk dihet sa do bindet publiku nga ideja se zonja Gjuzi nuk paskësh me kë të lërë fëmijën në shtëpi dhe që bën gjithë këtë “sakrificë” për të qenë prezent në një komision që sot u konstituua. Megjithatë veprimi i saj është një kopje e shëmtuar e deputetes gjermane, Hanna Steinmüller e cila shkoi në Bundestag me foshnjën e saj në krahë dhe u bë kryefjalë në mediat e huaja.

Mesa duket, edhe zonja Gjuzi s’e pati problem të përdorte të njëjtin “skenar” për të kapur disa tituj portalësh. E ka provuar më parë dhe i ka funksionuar: karrierën politike brenda PS-së e nisi me lavdet e njëpasnjëshme ndaj kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë perlat e saj si: “Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve” apo “Edi Rama është më përpara se ç’duhet” — deklarata që, me sa duket, vlejnë më shumë se çdo CV politike për të hyrë në një listë të sigurt për deputet.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme