Politika 4 September 2025, 22:06 Nga VNA

Pas dështimit me satelitët, Rama premton kamera për të kapur qytetarët që hedhin mbeturinat dhe nxënësit që kopjojnë

Ndaje në Whatsapp
Pas dështimit me satelitët, Rama premton kamera për të kapur

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” tregoi një tjetër mënyrë që do të kontribuojë në pastrimin e Shqipërisë nga mbeturinat. Ai tha se një nga masat që po merr qeveria, është që do vendos kamera në qytete dhe ato do të regjistrojnë se kush qytetar hedh plehrat në tokë.

“Edhe për këtë i kemi ilaçet e reja. Ilaçet e reja janë që gjatë mandatit që fillon për pak ditë ne do fillojmë t’i implementojmë, se i kemi bërë gati do fillojmë zbatimin e projektit të qyteteve inteligjentedhe të monitorimit të rrugëve për monitorimin me kamera. Për të parë se kush i hedh mbeturinat me kamera”, u shpreh Rama.

Madje kryeministri shkoi më tej duke thënë se kamera do vendosen edhe në shkolla. Këto sipas tij do të shërbejnë që fëmijët mos të kopjojnë në provim.

“Dhe në qytet ne do shohim çdo gjë. Do shohim edhe kush hedh plehra, do shohim edhe kush merr pjesë në mësim dhe kush nuk merr pjesë në mësim. Do shohim edhe kush kopjon në provim dhe kush nuk kopjon në provim, deri në klasë. Që prindërit të shohin fëmijën dhe kur zihen fëmijët ose kur ka ndonjë problem, ose kur mësuesi thotë e kam kapur me kopje t’ia tregojë ja ku e ke fëmijën”, tha më tej kryeministri.

Pra, me pak fjalë patronazhimi tashmë do kalojë edhe me kamera për të gjurmuar qytetarët kur hedhin mbeturinat dhe në këtë formë Shqipëria do të jetë më e pastër. Kujtojmë se kjo është reforma e radhës që qeveria po mendon për të pastruar Shqipërinë, pasi ajo me satelitet që do kapnin qytetarët duke hedhur plehra apo që ndërtojnë pa leje nuk ka funksionuar.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme