Politika 19 August 2025, 18:05 Nga VNA

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Ndaje në Whatsapp
Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës

Kryeministri Edi Rama premtoi të martën përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një investim që ka nisur afro 15 vite më parë dhe i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dhjetra milionë dollarë.

Ai u ofroi ndjekësve të tij në Facebook dy foto të asfaltit të hedhur në këtë segment rruge me nënshkrimin “pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.

Bëhet fjalë për segment 43 kilometra të gjatë me dy  korsi, që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë.

Për përfundimin e saj në vitin 2022, qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua të re me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, ndërsa rruga kishte ngrënë sakaq 160 milionë, me një tejkalim kostosh prej 60% mbi vlerësimin fillestar.

Marrëveshja e huasë shtesë u lidh mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës.

Sipas marrëveshjes, sauditët ranë dakord që të japin 184 milionë rialët pasi kanë dhënë një pjesë të kredisë fillestare si dhe një kredi tjetër shtesë në vitin 2014.

Në atë kohë zyrtarë të qeverisë thanë në Kuvend se kredia e re do të përdorej për të përfunduar 6 për qind të punimeve që kishin mbetur, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

Punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën me forcat e buxhetit të shtetit në vitin 2009 dhe përparuan për 2.9 kilometra para se një konsorcium kreditorësh, përfshirë Bankën Islamike për Zhvillim, Fondin Opek, Fondin Abu Dhabi dhe Fondin Saudit, i erdhën në ndihmë për të financuar pjesën tjetër të rrugës.

Punimet realisht nisën në vitin 2013, por ndryshimet në projektin e rrugës, të ndërmarra nga qeveria e re, e rritën menjëherë koston me 25 milionë dollarë të tjera, të cilat u siguruan me një kredi të dytë nga sauditët në vitin 2014 dhe punimet duhej të kishin përfunduar sipas kontratës rreth vitit 2018.

Kreditë e dhëna për këtë rrugë kanë afat shlyerje të gjatë dhe një periudhë fillestare pesëvjeçare gjatë së cilës nuk paguhet principal, por vetëm interesa.  Por edhe pse këto interesa kanë nisur të paguahen, rruga ende vijon të mos jetë e përdorshme për qytetarët./BIRN/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme