Politika 15 April 2026, 11:35 Nga VNA

“Partizani”, GJKKO pranon kërkesën, Edi Rama thirret dëshmitar

Ndaje në Whatsapp
“Partizani”, GJKKO pranon kërkesën, Edi Rama thirret

Kryeministri Edi Rama do pyetet si dëshmitar në dosjen Partizani. Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e mbrojtjes.
Pranohet dhe pyetja e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezi, të cilët janë të pandehur.

I pari që do të pyetet nga dëshmitarët është Taulant Balla, ish-ministër i Brendshëm që është dhe kallëzuesi. SPAK kërkon të pyeten si dëshmitarë Albert Xhani dhe Isa Taren si dhe biznesmeni Paro Laçi. Për t’i lënë kohë prokurorisë të thërrasë dëshmitarët, seanca u shty për në datë 30 prill. Berisha akuzohet për korrupsion në bashkëpunim, ndërsa dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi për korrupsion e pastrim parash. Të pandehur janë dhe disa persona të tjerë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme