Politika 27 October 2025, 10:52 Nga VNA

PD dhe PS bashkojnë votat për Komisionin e Reformës Zgjedhore, partitë e vogla shprehen kundër tij

Ndaje në Whatsapp
PD dhe PS bashkojnë votat për Komisionin e Reformës Zgjedhore,
Votimi në Kuvend

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka bërë sërish bashkë PS dhe PD. siç edhe ka ndodhur më parë, me votat e dy partive të mëdha, Kuvendi ngriti sërish komisionin i cili deri më sot ka prodhur vetëm kod zgjedhor që favorizon dy partitë e mëdha. Edhe ky bashkëpunim i radhës duket se këtë synim do ketë, duke qenë se një pjesë e partive të vogla parlamentare janë shprehur kundër tij, duke akuzuar se ai është dakordësuar vetëm nga PD dhe PS në dëm të tyre.

Deputetët që u shprehën kundër janë Agron Shehaj i partisë Mundësia, Fatmir Mediu i Partisë Republikane dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë.

Agron Shehaj, pasi votoi kundër, reagoi me tone të ashpra ndaj maxhorancës dhe opozitës, duke thënë se kanë rënë dakord me synimin për të shuar partitë e reja.

“Komisioni për Reformën Zgjedhore ka një qëllim të vetëm: të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Nuk e kuptoj se si maxhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe papritur ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim: që pasi keni vjedhur së bashku, të vijoni të vidhni. Ky do të jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm. Vijoni të bini dakord për të vjedhur bashkë” tha Shehaj.

Duket se për Reformën Zgjedhore nuk është pyetur as aleati më i ngushtë i PD-së, Fatmir Mediu, i cili u shpreh se mënyra se si është organizuar përbërja e Komisionit për Reformën Territoriale nuk është e duhura, pasi vota e anëtarëve nuk ka vlerë në momentin që dy bashkëkryetarët bien dakord me njëri-tjetrin.
Ai nënvizoi se kjo situatë rrezikon që Kodi Zgjedhor të vijojë të ketë problematika dhe në vend të mbahen sërish zgjedhje jo të lira.

“Nuk mendoj që na bën nder fakti që themi se ky komision ecën sipas traditës. Transparenca duhet të jetë para votimit. Edhe Gjiknuri e di se ky është një komision ku vota nuk ka vlerë, mjafton vetëm dakordësia mes dy bashkëkryetarëve. Komision pa të drejtë vote është një histori e përsëritur, që ka prodhuar kode që deputetët e të dyja palëve nuk i kanë njohur deri në ardhjen e tyre në Kuvend” tha Mediu.

Kundër është shprehur edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili tha se maxhoranca dhe opozita, përmes Komisionit të Reformës Zgjedhore, synojnë të dëmtojnë partitë e vogla.

“Ku është tradita parlamentare që përjashton nga e drejta e votës një parti që përfaqësohet në parlament? Dhe me të drejtë u tha që është një konsensus me 99%, sepse 1% është Lëvizja Bashkë. Ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votimit një parti parlamentare, sikur të ishte një OJF apo një institucion këshillues që jep vetëm mendime? Ndërkohë që PS përfaqësohet me 7 anëtarë, pra 7x7=14, Lëvizjes Bashkë i është mohuar e drejta e votës në këtë komision parlamentar. Qartazi, përjashtimi ynë tregon dëmin që pritet t’u bëhet partive të vogla, të cilat shumë shpejt do të bëhen të mëdha” tha Muçi.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme