Politika 7 October 2025, 19:06 Nga VNA

Partia Socialiste dërgon në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Partia Socialiste dërgon në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror

Socialistët kundërshtojnë mos marrjen e një vendimi nga Komisioni Regullator në KQZ, për: “Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për  Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës  09 nëntor 2025”; “Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; dhe “Përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; “Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025”; sipas projektvendimeve të propozuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e Komisionit Rregullator të datës 06.10.20251

Nesër me datë 8 tetor do të hidhet dhe shorti për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen. PS bëri publik këtë mbasdite edhe kandidatët për kryetar të 6 Bashkive në vend, përfshirë dhe Bashkinë e Tiranës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme