Politika 16 September 2025, 19:14 Nga VNA

Parlament… Paradë dhe pak punë

Ndaje në Whatsapp

Parlament… Paradë dhe pak punë

Parlamenti është mbledhur sot në dy seanca të veçanta, por më shumë sesa për diskutime apo vendime të rëndësishme, sytë janë kthyer nga lëvizjet, pamjet dhe debatet jashtë agjendës zyrtare.

Deputetët kanë mbërritur njëri pas tjetrit në Kuvend, në një atmosferë që i ngjante më shumë një parade politike sesa një ditë pune intensive.

Një nga kthimet më të përfolura ishte ajo e Jozefina Topallit, e cila pas shumë vitesh mungesë në skenën parlamentare, u shfaq sot në sallë. Ish-kryetarja e Kuvendit u pa e buzëqeshur dhe në humor të mirë, pavarësisht zhurmës mediatike të ditëve të fundit rreth dasmës luksoze të djalit të saj në Romë — një ngjarje që ka ndezur debat në rrjete sociale dhe media.

Nga ana tjetër, tensionet nuk munguan. Një ndër momentet më të spikatura u regjistrua gjatë daljes nga salla, ku deputetja Mesila Dodaj u përplas verbalisht me Ulsi Manjën. Debati mes tyre, i cili u zhvillua në sy të kolegëve dhe kamerave, tregoi edhe një herë klimën e tensionuar që shpesh karakterizon skenën politike shqiptare.

Fotot e mëposhtme dokumentojnë momentet e daljes së deputetëve nga salla — një përzierje stili, mimike dhe ndonjë tensioni politik që e bëjnë Parlamentin sot më shumë një skenë spektakli sesa një institucion vendimmarrës.

Paradë? Pa dyshim. Punë? Pak.

 

Parlament… Paradë dhe pak punë

Parlament… Paradë dhe pak punë

Parlament… Paradë dhe pak punë

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme