Politika 26 February 2026, 11:21 Nga VNA

Paralajmërimi nga Brukseli: Korrupsioni, radikalizimi dhe imunitetet mbeten pengesë për Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi nga Brukseli: Korrupsioni, radikalizimi dhe imunitetet mbeten

Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian u diskutua për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit.

David McAllister theksoi se ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, mbështetja për ecurinë vijon. Megjithatë, ai nënvizoi se vendi duhet të punojë edhe më shumë teksa hyn në një fazë të rëndësishme të procesit. Sipas tij, procesi është strikt në bazë merite dhe lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit.
Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, por kërkohen ndryshime konkrete dhe implementimi i tyre në praktikë.
Ai shtoi gjithashtu se protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike.

Raportuesi Andreas Schieder u shpreh se klima politike në Shqipëri nuk është më e mira e mundshme. Ai përmendi shqetësimet në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, si dhe shqetësime për minimimin e bashkëpunimit politik dhe radikalizimin e jetës politike.
Sipas tij, sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim të fortë, me tendencë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit.
Korrupsioni mbetet një shqetësim i madh që kërkon adresim.
Prioritet tani duhet të jetë mbyllja e kapitujve të negocimit me ndryshim konkret, ndërsa objektivi për 2027-n është shumë më i arritshëm.

Eurodeputeti Andrey Kovatchev theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarura dhe në mënyrë eficiente, të lira nga presioni politik.
Ai u ndal edhe te hetimet në vijim, përfshirë atë të Zëvendëskryeministres, duke theksuar se ato duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv.
Shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit pa asnjë vonesë është përgjegjësi e parlamentit.
Kovatchev shprehu shqetësim edhe për amendamentet në Kodin e Procedurës Penale që synojnë të mbrojnë zyrtarët nga pezullimi kur janë nën hetim.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme