Politika 6 December 2025, 18:49 Nga VNA

Paloka akuzon demokratët: Janë larguar nga PD sepse i ka joshur Rama me punë e leje ndërtimi, do flas me emra

Ndaje në Whatsapp
Paloka akuzon demokratët: Janë larguar nga PD sepse i ka joshur Rama

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Edi Paloka, deklaroi se PD prej 12 vitesh është “gati për të marrë pushtetin”, por sipas tij ndodhet në një opozitë të imponuar.

Paloka u shpreh se presioni dhe represioni i pushtetit ka ndikuar drejtpërdrejt tek strukturat e PD-së, ndërsa mijëra anëtarë janë larguar nga vendi nga lodhja, dëshpërimi apo vështirësitë e opozitës.

Sipas tij, ka edhe persona që janë larguar nga PD për shkak të “joshjeve të Ramës” me punësime, leje ndërtimi apo projekte turistike. 

“PD është prej 12 vitesh gati të marrë pushtetin por jemi në një opozitë të imponuar.

Kur them nuk jemi në situatën më të mirë, e kam fjalën pikërisht për faktin që jemi në opozitë të imponuar nga pushteti diktaturë, që bën represion. Nën këtë diktaturë për 12 vite nuk është e lehtë, ndaj jemi në këtë situatë sot.

Mjafton të shohim strukturat, mijëra anëtarë të PD janë larguar fare nga Shqipëria, një pjesë nga dëshpërimi dhe lodhja largohen , dalin anash, opozita është e vështirë nuk rezistojnë dot të gjithë.

Ka edhe nga ata që kanë iku sepse i ka joshur Rama. Me punë, leje ndërtime apo fshatra turistike. Janë fakte publike por do të vijë dita që do të flas edhe me emra.

Është domosdoshmëri riorganizimi i PD. Duhet mbase të ndryshojmë strukturën dhe skemën, por kjo nis në bazë. Nuk është zgjidhje problemesh nëse heq X apo vë Y në kupolën e PD. Nuk shoh krizë përfaqësimi”, tha ai.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme