Politika 17 April 2026, 08:11 Nga VNA

Pallati në flakë, studioja në spektakël: Një debat mes mllefit që la jetim thelbin e ngjarjes

Ndaje në Whatsapp
Pallati në flakë, studioja në spektakël: Një debat mes

Debati në Top Story ka degraduar mbrëmë në një përplasje ku nuk munguan as fyerjet apo insinuatat seksuale nga Grida Duma, drejtuese e emisionit, dhe Alfred Lela, zëdhënës kryesor në PD.

Ngjarja që u përhap me shpejtësi në media në thelb nuk ka asnjë peshë për atë që përfaqëson një media kombëtare dhe një parti e madhe në opozitë.

Mes mllefit, inatit dhe batutave, asnjë nga debatuesit nuk arritën të sqarojnë për publikun as përgjegjësit e vërtetë të zjarrit që dogji pallatin në Tiranë dhe as rolin që duhet të ketë opozita në këto ngjarje që prekin direkt interesin e publikut.

Arsyeja: si Grida Duma dhe Alfred Lela përfaqësojnë përkatësisht një biznes mediak dhe një biznes politik me fije të lidhura ngushtë me biznesin që ndërton sot në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.

Ndaj thelbi i debatit mbetet gjithmonë jetim dhe publiku ngopet me kotësira dhe mllefe personale që janë konsum i mirë. Pak a shumë si spektaklet e reality show që kanë mpirë mendjen e shqiptarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme