Politika 25 March 2026, 13:41 Nga VNA

“Pajtimi i madh”? Mazniku dhe Boçi takohen edhe pa kamera, gati ekskursioni i përbashkët për të vizituar bashkitë

Ndaje në Whatsapp

“Pajtimi i madh”? Mazniku dhe Boçi takohen edhe pa kamera,

Asgjë nuk është siç duket, sidomos në politikë. Teksa të dielën zhvilluan betejën e radhës për të rrëzuar qeverinë, këtë të mërkurë u ulën bashkë, jo thjesht për formalitet, por me pakt.

Në komisionin e reformës territoriale, Arbjan Mazniku njoftoi Kuvendin se ishte takuar disa herë me Luçiano Boçin, bashkëkryetarin nga PD, për të hartuar një kalendar të përbashkët dy mujor për të ecur përpara së bashku.

Madje vetë demokrati, që me sa duket i kishte harruar betejat me ujë, gaz e molotov në shesh, premtoi komunikim më të butë sot në komision, pa “zjarr”, siç tha ai.

Sipas planit të punës të siguruar nga VNA, palët do të udhëtojnë bashkë deri më 19 maj në të gjithë vendin për takime me kryetarët e bashkive dhe krerët e komuniteteve.

Mazniku, PS: Jam takuar disa herë me Boçin, kemi një plan pune të përbashkët. Dëgjesa me kryetarët e bashkive këtu në komision, dy qarqe bashkë në një ditë. Në rreth 4 javë dëgjojmë kryetarët e gjithë qarqeve.
Bashkërisht do të shkojmë dy herë në javë në terren në të gjitha qarqet deri në fund të muajit prill.
Nga data 1 maj do të nisim në Kuvend me dëgjesa tematike, si kompetencat dhe temat specifike.
Kjo axhendë na krijon strukturë të qartë për të shkuar tek palët, aktorët, ekspertët dhe institucionet përgjegjëse.

Boçi, PD: Kjo reformë nuk duhet të jetë thjesht vendimmarrje politike, por të bazohet në punën bazike të ekspertëve, sepse preket organizimi i shtetit në territor, shërbimin ndaj qytetarëve dhe demokracinë vendore. Ekspertët të veprojnë të pavarur, me produkt serioz dhe të detajuar. Nxirrni pasojat e reformës 2015.
Publiku ka shumë interes për reformën territoriale dhe ai mendon se do të jetë produkt i marrëveshjeve të mbyllura politike. Publiku pret tjetër gjë, që të ketë brenda dije, profesionalizëm dhe ndërgjegjien tuaj. Puna juaj do të jetë shumë orientuese për veprimet tona.

Duke qenë se ka një dakordësi paraprake, mendoj se debatet këtu nuk do të jenë edhe aq të zjarrta sa më parë.
I uroj suksese edhe komisionit.

“Pajtimi i madh”? Mazniku dhe Boçi takohen edhe pa kamera,

Lexo gjithashtu

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme