Politika 3 March 2026, 15:57 Nga VNA

Pa ilaçe në spitale, por me ligj për barazinë gjinore – prioritetet e reja të ministres Evis Sala

Ndaje në Whatsapp

Pa ilaçe në spitale, por me ligj për barazinë gjinore

Pasi shëndetësia shqiptare arriti perfeksionin — me spitale pa mungesa, me lista pritjeje që nuk ekzistojnë dhe me pacientë që nuk ankohen më për ilaçe — Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, ka vendosur të kalojë në një tjetër front strategjik: barazinë gjinore.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale, ministrja prezantoi me entuziazëm risitë e Ligjit të ri “Për Barazinë Gjinore”, duke theksuar se për herë të parë njihet puna e papaguar dhe ekonomia e përkujdesit si kontribut real ekonomik.

“Barazia në letër nuk është barazi në jetë,” – deklaroi ajo, duke e cilësuar ligjin si një zgjedhje të qartë politike për ta vendosur barazinë gjinore në qendër të zhvillimit dhe mirëqenies.

Ndërkohë, në jetën reale, pacientët vazhdojnë të kërkojnë ilaçe që mungojnë, familjarët të mbledhin para për trajtime dhe mjekët të punojnë me ngarkesë të shtuar. Por ndoshta kjo është pikërisht arsyeja pse duhet barazia: që hallet të ndahen në mënyrë të drejtë.

Sepse kur sistemi shëndetësor nuk ka më probleme për të zgjidhur, është koha të merremi me filozofinë e zhvillimit. Dhe në fund të fundit, çfarë është një recetë pa ilaç përballë një ligji me ide?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme