Politika 23 February 2026, 17:22 Nga VNA

Opozita me sytë nga Kryeministria” – Këlliçi shpall ‘operacionin kozmetik’ dhe pranon se loja nis nga Rama

Ndaje në Whatsapp
Opozita me sytë nga Kryeministria” – Këlliçi shpall

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi në News24 se brenda dy ditësh kryeministri mund të thërrasë Asamblenë e PS për të bërë një “makiazh” në qeveri, në mënyrë të ngjashme me atë që, sipas tij, ndodhi në vitin 2017 me largimin e disa ministrave.

Sipas Këlliçit, lëvizja do të kishte si synim shmangien e zbatimit të masave të SPAK, duke larguar përkohësisht nga posti zëvendëskryeministren dhe ministren, por pa i cenuar imunitetin. “Duke garantuar se nuk zbatohet masa e SPAK, e largon nga zv.kryeministrja dhe ministrja dhe i mban në këtë formë imunitetin, duke i garantuar paprekshmërinë për sa kohë Rama është kryeministër, sepse sot ai është peng i Ballukut”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Këlliçi bëri edhe një krahasim me vitin 2017, duke përmendur rastin e Saimir Tahiri, për të cilin tha se u realizua një riformatim qeveritar paralelisht me zhvillimet hetimore të kohës.

Deklaratat e deputetit demokrat ngrejnë një tjetër debat: a po ndërton opozita një strategji politike të mbështetur në agjendë dhe alternativa konkrete, apo po pozicionohet në pritje të lëvizjeve të Edi Rama, duke reaguar mbi informacione informale dhe parashikime politike?

Nga ana e mazhorancës nuk ka ende një reagim zyrtar mbi këto pretendime. Nëse do të ketë apo jo një mbledhje të Asamblesë së PS dhe një riformatim qeverie në ditët në vijim, mbetet për t’u parë.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme