Politika 13 November 2025, 14:16 Nga VNA

Opozita i drejtohet Kushtetueses: Beteja për komisionet hetimore zhvendoset jashtë Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Opozita i drejtohet Kushtetueses: Beteja për komisionet hetimore zhvendoset

Prej javësh në Parlament ishte e qartë se përplasja mes mazhorancës dhe opozitës kishte arritur në një pikë ku rrugët e komunikimit politik po mbylleshin një nga një. Sot, ajo përplasje kaloi zyrtarisht në derën e Gjykatës Kushtetuese.

38 deputetë të opozitës dorëzuan një kërkesë të përbashkët, duke i kërkuar Kushtetueses të ndërhyjë atje ku, sipas tyre, shumica socialiste ka përdorur votat për të bllokuar një të drejtë që Kushtetuta e quan të patjetërsueshme: ngritjen e komisioneve hetimore.

Në thelb, kërkesa ka dy qëllime. Së pari, t’i detyrojë Kuvendit hapjen e dy hetimeve që mazhoranca i rrëzoi pa diskutim: dosja “McGonigal”, ku kërkohet verifikimi i veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin e FBI-së, dhe hetimi për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit 2025. Së dyti, të shpallë antikushtetuese vendimet e Kuvendit që i mbyllën dyer këtyre nismave.

Në kërkesë, deputetët e opozitës përshkruajnë një realitet që, sipas tyre, është shndërruar në praktikë të përditshme: mocionet nuk pranohen, interpelancat nuk zhvillohen, seancat dëgjimore nuk lejohen dhe çdo kërkesë e opozitës për kontroll parlamentar përfundon në kosh me kartonat e shumicës.

Ata flasin për një Kuvend që po rrëshqet drejt logjikës njëpartiake, ku prania e opozitës është thjesht një dekorim i domosdoshëm, jo një aktor funksional i kontrollit ndaj qeverisë. Më shumë se një ankesë politike, kërkesa e tyre e çon këtë debat në terrenin e garancive kushtetuese, duke iu drejtuar organit të vetëm që mund të përcaktojë nëse mazhoranca ka tejkaluar apo jo vijat e kuqe.

Në dokumentin e dorëzuar, argumenti kryesor është i qartë: e drejta e pakicës për të ngritur një komision hetimor nuk varet nga vullneti i shumicës. Ajo nuk negociohet, nuk kushtëzohet dhe nuk mund të rrëzohet me votë politike.

Kushtetuesja tani duhet të vendosë jo vetëm për fatin e dy komisioneve, por edhe për kufirin e madh që ndan kontrollin parlamentar nga abuzimi me shumicën. Ndërkaq, përplasja mes dy kampeve politike pritet të ashpërsohet, ndërsa Kuvendi mbetet i paralizuar në funksionet që, sipas opozitës, nuk i ushtron dot më.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme