Politika 26 September 2025, 16:03 Nga VNA

Opozita ende pa kandidat për Tiranën, Fatmir Mediu refuzon edhe ata që vetë janë tërhequr

Ndaje në Whatsapp
Opozita ende pa kandidat për Tiranën, Fatmir Mediu refuzon edhe ata

Aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, nuk është dakord që kandidatë për Bashkinë e Tiranës të jenë Jorida Tabaku apo Ilir Alimehmeti. Sipas tij, emri i kandidatit duhet të jetë një person që tejkalon kostumin politik dhe është pranë qytetarëve.

“Duhet të përfshijë qytetarët kundër së keqes, ndaj duhet të gjejmë një kandidat gjithëpërfshirës. Duhet të flasim për një kandidaturë që i kapërcen kufijtë politikë. Duhet të jenë njerëz që tejkalojnë kostumin politik dhe janë pranë qytetarëve. Nuk do të isha pro… Për Tabakun dhe Alimehmetin kam konsideratë, por situata do të lokalizohej më shumë”, tha Mediu.

Megjithatë, ky konkluzion i kreut të PR-së vjen në një kohë kur të dy emrat më të votuar në listën e PD-së në zgjedhjet e 11 majit nuk kanë shprehur dëshirë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Tabaku, deri më tani, i ka kaluar zërat në heshtje, pa shfaqur interes për këtë propozim. Ndërsa Alimehmeti e ka refuzuar kategorikisht, duke u shprehur se është i gatshëm të kandidojë vetëm në zgjedhjet e vitit 2027 për Tiranën.

Prandaj, argumenti i Mediut për këto dy emra duket më shumë si një justifikim për situatën e opozitës, e cila ende nuk po arrin të gjejë një kandidat, qoftë edhe me vullnet personal, përballë Ogerta Manastirliut.

 

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme