Politika 27 September 2025, 11:51 Nga VNA

Opozita ende është larg gjetjes së një kandidature për Bashkinë e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Opozita ende është larg gjetjes së një kandidature për

Tre të mandatuarit e Berishës për negociatat, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Flamur Noka, sot në mesditë pritet të takohen fillimisht me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Se ç’mund të diskutojnë këta mes tyre për kandidaturat mbetet një pikëpyetje e madhe, veçse nëse kanë vendosur të bëjnë thjesht muhabet me njëri-tjetrin.

Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë 0 peshë elektorale. Ndërkohë nesër “delegacioni” pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e Partisë së Lirisë, ndërsa gjatë javës së ardhshme janë planifikuar takime edhe me Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin.

Megjithatë, nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë pjesë e bisedimeve, pasi vetëm një ditë më parë, në një prononcim në Facebook, Arlind Qori deklaroi se Lëvizja BASHKË do të kandidojë në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, duke iu përmbajtur karakterit të saj dhe pa ua vënë veshin “sirenave që na ftojnë dorë për dore në fund të detit.”

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme