Politika 14 November 2025, 21:09 Nga VNA

Onkologjiku në kolaps, ndërsa Rama flet për “mrekulli”. Zgjidhja e vetme mbetet privati me çmimet e papërballueshme

Ndaje në Whatsapp
Onkologjiku në kolaps, ndërsa Rama flet për

Situata në Onkologjik mbetet e rëndë, pavarësisht deklarimeve zyrtare. Edi Rama ka pranuar sot se ajo që ndodhi në spitalin onkologjik ka qenë një gjë e tmerrshme, por sipas tij mrekullia ka ndodhur dhe tani gjithçka është në rregull. “Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por ama transformimi është i dukshëm. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar barnat specifike për patollogjitë tumorale. Që do të thotë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë, dhe të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë. Nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? Të rrisim pensione? Patjetër që kemi dashur, por nuk ka qenë mundësia”, deklaroi kryeministri.

Në fakt, as më parë dhe as tani ai apo ministrja e shëndetësisë, Evis Sala, nuk kanë shkelur ndonjëherë tek Onkologjiku. Aty situata mbetet e rënduar, me pacientë që vuajnë dhe me mungesa të theksuara. Çdo ditë ka terapi që shtyhen, barna që mungojnë dhe familje që detyrohen të presin me frikë nëse do të sigurohet trajtimi i radhës.

Realiteti është se Onkologjiku funksionon si një institucion i rraskapitur, i cili nuk përballon dot nevojat minimale të pacientëve. Mungesa e barnave është bërë e zakonshme dhe stafi përballet me presionin e përditshëm të kërkesave që nuk mund t’i plotësojë.

Rama njoftoi se për herë të parë në buxhet është parashikuar një fond i veçantë për barnat specifikë për patollogjitë tumorale, me synimin që të shmangen mungesat dhe të ndalet çdo mundësi abuzimi, duke iu referuar skandalit të një viti më parë në këtë spital. Por kjo nuk ndryshon faktin se prej vitesh, zgjidhjet për pacientët janë gjetur gjithmonë vetëm tek privati, ku çmimet janë të papërballueshme dhe barra ekonomike bie mbi familjet që tashmë po luftojnë për jetën.

Kontrasti midis asaj që thotë qeveria dhe asaj që ndodh brenda mureve të Onkologjikut mbetet i thellë. Deklaratat për “transformim” nuk korrespondojnë me realitetin e pacientëve që enden në kërkim të trajtimit, të ilaçeve dhe të shpresës. Dhe për sa kohë as kryeministri, as ministrja Evis Sala nuk shohin nga afër gjendjen reale, Onkologjiku do të mbetet simboli i një sistemi të braktisur, ku njerëzit detyrohen të luftojnë dy beteja njëherësh: atë me sëmundjen dhe atë me mungesat që shteti nuk i zgjidh.

Lexo gjithashtu

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme