Politika 18 Janar 2026, 16:24 Nga VNA

“OKB e Trump-it”? Liderët botërorë tregohen të rezervuar ndaj “Bordit të Paqes”, frikë se minon Kombet e Bashkuara

Ndaje në Whatsapp
“OKB e Trump-it”? Liderët botërorë tregohen të

Qeveritë në mbarë botën kanë reaguar me kujdes ndaj ftesës së presidentit amerikan Donald Trump për t’iu bashkuar nismës së tij të quajtur “Bordi i Paqes”, një strukturë e re që synon zgjidhjen e konflikteve globale, por që sipas diplomatëve rrezikon të dëmtojë seriozisht rolin dhe autoritetin e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Reuters, vetëm Hungaria, aleate e ngushtë e Trump-it, e ka pranuar pa rezerva ftesën për t’u bërë pjesë e bordit, i cili u është propozuar rreth 60 vendeve dhe ka mbërritur në kryeqytetet europiane që prej së shtunës.

Shumica e qeverive të tjera kanë shmangur reagimet publike, ndërsa diplomatë europianë kanë shprehur në mënyrë anonime shqetësimin se iniciativa mund të minojë punën e OKB-së. Sipas dokumenteve të siguruara nga Reuters, Bordi i Paqes do të drejtohet përjetësisht nga Donald Trump dhe do ta nisë veprimtarinë me konfliktin në Gaza, për t’u zgjeruar më pas në kriza të tjera ndërkombëtare.

Anëtarësimi parashikohet të jetë trevjeçar, por vendet që paguajnë 1 miliard dollarë secila do të fitojnë status anëtarësimi të përhershëm. Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar këtë si një mënyrë për të shpërblyer “angazhimin e thellë për paqen, sigurinë dhe prosperitetin”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur se Italia është “gati të bëjë pjesën e saj”, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se ka rënë dakord në parim për rolin e bordit në Gaza, por se detajet mbeten të paqarta.

Megjithatë, përfshirja e një “karte” themeluese në ftesë ka shtuar dyshimet në Europë se Trump po përpiqet të krijojë një strukturë paralele që anashkalon OKB-në. “Është një ‘OKB e Trump-it’ që injoron parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë një diplomat europian.

Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock, paralajmëroi se vënia në pikëpyetje e rolit të OKB-së do ta çonte botën në “kohë shumë, shumë të errëta”.

Sipas planit, në Bord do të përfshihen figura si Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump-it. Nuk parashikohet përfaqësim palestinez, çka ka nxitur kritika të forta nga ekspertë të të drejtave të njeriut, të cilët e krahasojnë këtë strukturë me një model kolonial qeverisjeje.

Trump, i cili nuk e ka fshehur ambicien për Çmimin Nobel për Paqen, e ka cilësuar Bordin e Paqes si “diçka unike, që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”, por për shumë kryeqytete kjo risi shihet si një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj rendit ekzistues ndërkombëtar.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme