Politika 9 March 2026, 15:50 Nga VNA

Ofendimet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton Bardhin dhe Balliun, toleron fjalët e Ballës

Ndaje në Whatsapp

Ofendimet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton Bardhin dhe

Sekretariati i etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e PD, Gazmet Bardhin dhe Klevis Balliun.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit të PS, të cilët kërkuan përjashtimin e kolegëve demokratë pas përplasjeve në seancën plenare të së enjtes së shkuar.

Sekretariati nuk ka vepruar në të njëjtën mënyrë me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për të cilin PD kishte kërkuar përjashtimin e tij nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë.

Ndonëse Balla ishte shkaktari i përplasjeve në Kuvend, Sekretariati nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.

Kujtojmë se seanca e 6 marsit u përfshi nga debate të forta gjatë pasdites së sotme, të cilat çuan në ndërprerjen e seancës plenare.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur në foltore tha: “Realisht, nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ‘ore, si mendoni ju për këtë?’. 0900, për ty Albana kam këtë numrin”.

Kjo deklaratë nxiti menjëherë reagimin e Gazment Bardhit, i cili u ngrit në këmbë, u afrua drejt foltores dhe iu drejtua Ballës me fjalët: “Shko thuaja gruas tënde atë! Ndyrësitë, i pafytyrë, 0900 e ka jot motër numrin. Burrë legen!”.

Megjithëse të dyja palët janë njësojë fajtor për fjalorin e përdorur, duket se nuk është kështu për Sekretariatin e Etikës i cili është në duart e mazhorancës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme