Politika 27 April 2026, 15:23 Nga VNA

“O me ne, o përballë nesh” – Rama përplaset me Spiropalin në grupin e PS, paralajmërim për përjashtim

Ndaje në Whatsapp

“O me ne, o përballë nesh” – Rama përplaset me

Nis seria e vetëpërjashtimeve edhe në PS. VNA mëson se sot, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Edi Rama i është drejtuar me nota të ashpra edhe Elisa Spiropalit. “Ke postuar dy herë në FB kundër nesh”, mësohet të ketë thënë kryeministri, ndërsa e ka paralajmëruar se herën e tretë do të përjashtohet.

Ndër të tjera, Rama e ka paralajmëruar Spiropalin duke i thënë: “Mos krijo drama në parti.”

Ai ka shtuar gjithashtu: “O me ne, o përballë nesh. O jemi grup, o nuk jemi.”

Ndërkohë, vetë Elisa Spiropali ka kërkuar të replikoje me Edi Ramën pas këtyre akuzave të tij, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur: “Replikë po bëj unë mbi çarçafin tënd. Merr frymë dhe kupto ç’po bën.”

Pakënaqësitë publike të Elisa Spiropalit erdhën menjëherë pas shkarkimit të saj si ministre e Jashtme. Që nga ai moment, ajo ka bërë disa postime duke shigjetuar drejtimin e qeverisë dhe kryesisht Belinda Ballukun, ndonëse nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e saj.

Pritet të shihet tani se çfarë do të ndodhë me disiplinën e hekurt të PS dhe pakënaqësitë e Elisa Spiropalit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme