Politika 30 December 2025, 13:01 Nga VNA

“Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur se të dënuar”: Rama hap shtegun për korrigjime të reformës në drejtësi

Ndaje në Whatsapp

“Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më

“Nuk mund të jem kryeministri i një vendi që ka më shumë të paraburgosur se njerëz të dënuar me vendim gjykate.”

Kjo ishte fjalia më e përsëritur e Edi Ramës në konferencën e sotme për shtyp, përmes së cilës ai dha mesazhin se reforma në drejtësi ka probleme që kanë nevojë për korrigjime.

Në këtë mënyrë, kryeministri la të hapur shtegun për ndryshime dhe ndërhyrje, ndonëse nuk foli për masa konkrete, ndërsa nuk e kurseu as dozën e kritikave. Me shqetësimin për brutalitetin dhe vrazhdësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut, Rama renditi disa shifra të qeverisë që, sipas tij, faktojnë dorën e rëndë të Prokurorisë së Posaçme në masat e paraburgimit.

Me këtë rast, ai nuk la pa përmendur as masat e sigurisë ndaj bashkëpunëtorëve të tij të afërt, duke thënë se, edhe pse nuk komenton masën ndaj Ballukut, kjo nuk do të thotë se SPAK nuk ka ndërhyrë në këtë rast në punët e ekzekutivit.

Në konferencën e fundvitit, drejtësia ishte boshti qendror, që zuri rreth 80% të kohës dhe rëndësisë së trajtuar. Kjo u reflektua edhe në qetësinë e Edi Ramës, e cila dukej e prishur sa herë që përmendej SPAK dhe qeveria së bashku.

Lidhur me idenë se SPAK mund të konsiderohet si opozita e vërtetë e qeverisë Rama, kryeministri tha se “SPAK nuk është opozita e qeverisë, është institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga ne, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse, në sensin që të tjerë janë betuar që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot sepse votat i kemi ne. Është institucion që bën punën e vet. Nuk është opozitë e qeverisë, por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita politike bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë”, u shpreh Rama.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme