Politika 19 October 2025, 08:06 Nga VNA

“Nuk më rr*het për urdhra”, Bujar Leskaj reagon për deklaratën e tij në protestën në mbështetje të UÇK

Ndaje në Whatsapp
“Nuk më rr*het për urdhra”, Bujar Leskaj reagon për

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, ka reaguar për deklaratën e tij në protestën në mbështetje të UÇK-së, ku shfaqej i dehur dhe shprehej se nuk pyeste për urdhrat e partisë.

Në një prononcim për Euroneës Albania, Leskaj ka shmangur komentet për deklaratën e tij dhe për “thyerjen e urdhrit”, ndërsa është shprehur se është mik me presidentin Thaçi dhe fans i presidentit Rugova. Gjithashtu, ai bën me dije se në Vlorë është duke ndërtuar një muze me emrin “Kosova”.

“Shqipëria dhe Kosova janë mbi partinë. Jam mik i Presidentit Thaçi dhe fans i Presidentit Rugova. Madje, nga dashuria për Kosovën, unë në një ndërtesë të vjetër pranë ndërtesës së flamurit në Kosovë po ngre muzeun ‘Kosova’, ku gjenden arkiva dhe suvenire nga Lidhja e Prizrenit deri sot,” ka thënë Leskaj në reagimin e tij.
Megjithatë, prezencën e tij në protestë, kur kryetari i partisë kishte dhënë sinjal të qarta që PD nuk do të merrte pjesë, dhe deklaratën që shprehej se “nuk i rr*het për urdhra”, duket se e justifikon gjendja e tij e dehur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme