Politika 12 Janar 2026, 13:27 Nga VNA

Nuk mbledh Këshillin e Mandateve, PD kallëzim penal për Niko Peleshin

Ndaje në Whatsapp
Nuk mbledh Këshillin e Mandateve, PD kallëzim penal për Niko

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është paditur të hënën në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, se në kundërshtim me ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit ka refuzuar të mbledhë Këshillin e Mandateve, një organ i Kuvendit që shqyrton kërkesën e kësaj prokurorie për arrestimin e zv.kryeministres Balluku.

“Në mënyrë arbitrare, pa një vendimmarrje të Këshillit, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë mbledhjen, pa caktuar mbledhjen e ardhshme, me arsyetimin sipas tij për t’iu dhënë kohë anëtarëve dhe palëve të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë”- thuhet në padinë e dorëzuar nga grupi demokrat.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ku kërkohej leja e Kuvendit për për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes, zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë u depozitua në Kuvend në datën 16 dhjetor.

Peleshi thirri Këshillin në mbledhje për të shqyrtuar çështjen tri ditë më pas, por mbledhja u ndërpre pa arritur një konsensus mes anëtarëve për caktimin e datës së mbledhjes së ardhshme, ku duhej të merrej dhe vendimi për imunitetin e Ballukut.

Duke qenë se Këshilli ka një përbërje të barabartë mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës ky organ, sipas dispozitave në Rregulloren e Kuvendit, mund të mblidhet me kërkesë të 5 anëtarëve të tij, por Peleshi refuzoi në mënyrë të përsëritur të thirrte mbledhjen edhe pse 5 anëtarët e PD-së e kërkuan këtë gjë të paktën 5 herë që nga data 19 dhjetor.

“Në përmbajtje të këtyre kërkesave, deputetët kanë arsyetuar se pasur parasysh precedentët e mëparshëm, koha ka qenë mëse e mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe përgatitur mbrojtjen, si dhe duke mbajtur në konsideratë qëndrimin e Prokurorisë të shprehur me shkrim dhe me gojë gjatë mbledhjes së parë lidhur me natyrën e ngutshme të kësaj kërkese dhe prishjen e provave (intimidimin e dëshmitarëve) nga e pandehura Belinda Balluku, është e nevojshme që Këshilli të mblidhet sa më shpejt për vijimin e shqyrtimit të kërkesës, me qëllim që të mos bëhet pengesë për mbarëvajtjen e hetimeve”- argumenton PD në një njoftim për mediat të hënën.

Demokratët pretendojnë në padinë e tyre se Peleshi i ka refuzuar kërkesat “në mënyrë tërësisht arbitrare dhe të paligjshme, duke cënuar njëkohësisht të drejtën e ligjshme të deputetëve për të thirrur mbledhjen e Këshillit, dhe si rezultat i zvarritjeve të pajustifikuara edhe mbarëvajtjen e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme”.

Sipas demokratëve Kryetari i Kuvendit ka konsumuar katër elementët e anës objektive të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, mosveprimin, duke refuzuar mbledhjen e Këshillit dhe njoftimin e rendit të ditës, shkeljen e ligjit, shfrytëzimin e funksionit politik për të dëmtuar të drejtën e deputetëve për mbledhjen e Këshillit dhe mbarëvajtjen e hetimeve penale.

Justifikimi zyrtar I Peleshit për mosthirrjen e mbledhjes ka qenë “procedural” për t’u dhënë, sipas tij, afat kohor palës së paditur dhe anëtarëve të Këshillit për t’u njohur me provat dhe aktet e dorëzuara nga prokuroria.

Por, duket se justifikimi nuk qëndron pasi as avokati I Ballukut dhe as anëtarët socialistë të Këshillit nuk e kanë tërhequr dosjen në formatin USB me 16 mijë faqe prova dhe akte që SPAK ka dorëzuar në Kuvend.

Dhënia e autorizimit për caktimin e një mase sigurie ndaj deputetit parashikohet në nenin 118 të Rregullores së Parlamentit, pa afate të qarta për shqyrtimin paraprak. Sipas këtij neni, kryetari i Kuvendit është i detyruar që t’u kalojë anëtarëve të Këshillit dhe deputetit në fjalë kërkesën e Prokurorisë dhe dokumentet shoqëruese, ndërkohë që i bën të ditur këtij të fundit kohën në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit dhe shqyrtimi i kësaj kërkese vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në seancën pasardhëse.

Sipas ekspertëve të ligjit, Kuvendi në rastin e Ballukut po shtyn pa afat shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, çka sipas tyre bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit./Reporter.al 

 

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme