Politika 26 March 2026, 14:20 Nga VNA

“Nuk jam vetëpërjashtuar nga PD”, Salianji: problemi është pse nuk lejohet gara

Ndaje në Whatsapp
“Nuk jam vetëpërjashtuar nga PD”, Salianji: problemi

Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke kundërshtuar pretendimin se është “vetëpërjashtuar” nga partia dhe duke ngritur një sërë pyetjesh mbi proceset e brendshme në PD.

Salianji thotë se çështja kryesore nuk është përjashtimi i individëve, por mungesa e garës dhe e votës së lirë për demokratët.

“Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do t’i qartësojmë, por pyetjet mbeten: a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur? A mbahet përgjegjësi për rezultatet dhe premtimet? A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?” shprehet ai.

Sipas Salianjit, në mungesë të garës po krijohen justifikime për situatën në parti.

“Se në mungesë të garës, shpiken romane me ‘vetëpërjashtime’. Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët,” deklaron ai.

Ai thekson se problemi nuk është se kush përjashtohet nga partia, por pse nuk lejohet gara.

“Problemi nuk është kush ‘përjashtohet’, por pse nuk lejohet gara, sepse Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?” shton Salianji.

Në reagimin e tij, ai kërkon që në PD të respektohen rregullat dhe vota e anëtarësisë.

“Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë. Këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët. Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën,” përfundon Salianji.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme