Politika 29 April 2026, 15:02 Nga VNA

Nuk ështe humor. PD hap garën për kryetar dhe hapësira për t'u regjistruar si kandidat është më pak se 24 orë

Ndaje në Whatsapp

Nuk ështe humor. PD hap garën për kryetar dhe hapësira

PD nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, vetëm një ditë afat për kandidatët

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke publikuar vendimin dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), në mbështetje të Statutit të PDSH-së dhe të vendimit nr. 35 të Kryesisë së PD-së, të datës 17 mars 2026.

Sipas dokumentit të publikuar, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim dhe dokumentacionit përkatës është 30 prill 2026, ora 12:00. Kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim për kandidim, një Curriculum Vitae dhe formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

Vendimi përcakton gjithashtu kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar të PD-së. Sipas dokumentit, kandidati duhet të jetë anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil të lartë publik dhe politik dhe me të paktën 10 vite angazhim politik dhe elektoral në parti.

Po ashtu kërkohet që kandidati të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike dhe të përmbushë kriteret e integritetit sipas legjislacionit në fuqi.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendje është afati shumë i shkurtër për kandidaturat, pasi nga publikimi i vendimit deri në dorëzimin e dokumenteve mbeten vetëm 20 orë. Në praktikë, kjo u lë kandidatëve shume pak kohë për t’u regjistruar në garë për drejtimin e partisë. Duke e bëre këtë garë një farsë të re në proceset e brendshme të PD.

Nuk ështe humor. PD hap garën për kryetar dhe hapësira 

Nuk ështe humor. PD hap garën për kryetar dhe hapësira

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme