Politika 16 September 2025, 22:32 Nga VNA

“Nuk do jem kandidate për Bashkinë e Tiranës” Jorida Tabaku përjashton mundësinë e përballjes me Ogerta Manastirliun

Ndaje në Whatsapp
“Nuk do jem kandidate për Bashkinë e Tiranës” Jorida

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur poshtë mundësinë e një kandidature për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme vendore. E ftuar në emisionin A SHOW në Syri TV, Tabaku theksoi se beteja e saj është në parlament duke e përjashtuar mundësinë e përballjes me Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste.

“Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan”, deklaroi ajo.

Deputetja gjithashtu komentoi mbi nevojën për ndryshime strukturore në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe kritikoi mënyrën se si po administrohet aktualisht: “Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Ky mënyrë e sjelluri duhet ndryshuar.”

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme