Politika 6 September 2025, 18:21 Nga VNA

Noizy gati për politikë: Nga skena e koncerteve te karrigia e ministrit

Ndaje në Whatsapp
Noizy gati për politikë: Nga skena e koncerteve te karrigia e

Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, ka befasuar me një deklaratë të bërë këtë të shtunë në emisionin Inside Albania në Euronews Albania, ku foli hapur për mundësinë e hyrjes në politikë. I pyetur nga moderatorja Alice Taylor nëse do të pranonte një ftesë nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Kulturës, reperi u përgjigj pa mëdyshje: “Unë 100% do ta pranoja.”

Noizy tha se nuk e sheh politikën si një rrugë për të bërë para, pasi – sipas tij – i ka fituar të gjitha të ardhurat nga muzika, pa u përfshirë kurrë në aktivitete ilegale. Ai e konsideron veten një “njeri fjale” që nuk premton shumë, por që, nëse hyn në politikë, do të mbajë çdo premtim të dhënë.

Në intervistë, reperi foli edhe për filozofinë e tij mbi jetën dhe pasurinë, duke u shprehur se paratë nuk sjellin lumturi, ndërsa paqen e gjen shpesh në gjëra të thjeshta, larg luksit. Deklaratat e tij erdhën mes shakasë dhe seriozitetit, por lanë hapur një pyetje për publikun: a është politika shqiptare gati për një Ministër të Kulturës që flet me gjuhën e rrugës dhe të skenës muzikore?

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme